image Moti për sot dhe ditëve të ardhshme, aspak stabil

Kosovë

Meteorologët/ Moti për sot dhe ditëve të ardhshme, aspak stabil

news image

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu.

Mes intervaleve të reshjeve të shiut do të ketë edhe intervale kohore me diell. Pasdite mund të ketë edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot aspak stabil pritet të mbajë edhe nesër dhe ditëve të ardhshme, kur pritet të kemi intervale kohore me diell, vranësira me reshje të herëpashershme shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, njofton Meteo Ballkan.

Rrebeshet e shiut do të jenë më të shpeshta në viset kontinentale dhe më të rralla në viset bregdetare të rajonit tonë. /Gazeta Sinjali/