image Moti për katër ditët e ardhshme

Parashikimi/ Moti për katër ditët e ardhshme

news image

Vranësira dhe reshje shiu do të sjellë një ciklon i fuqishëm, i cili në fundjavë do të kalojë nga Atlantiku në veri të rajonit tonë, bën të ditur Prishtina Weather. Por sa u përket temperaturave, këtë fundjavë me këtë ciklon do të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore që do të rrisin temperaturat.

Kurse, sipas shërbimit të meteorologjisë, nga java e ardhshme ky ciklon kohë pas kohë do të furnizojë lindjen me riga lokale shiu, derisa në veri do të ketë zbritje të temperaturave mesatare.

“Diferencat e mëdha barike do të mundësojnë që të fryjnë erëra mesatare dhe të fuqishme, të cilat do të shpërndajnë ndotësit, e vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në mesatare dhe të mira”, njofton PW.

Parashikimi për datat 22-25 dhjetor:

22.12 – Butë, kryesisht me vranësira dhe erë. Kohë pas kohe me reshje shiu.

23.12-24.12 – Ditën e hënë mbetet mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1500m reshje bore. Të martën, kryesisht vranët, me erë. Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje erërat do të pushojnë.

25.12 – Vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 6C, e maksimalet nga 9C deri në 13C. Javën e ardhshme minimalet zbresin deri në 1C, e maksimalet në 7C.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu-juglindja 5-15m/s.

Shtypja atmosferike deri ditën e diel do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale./Gazeta Sinjali/