image Ky është moti për ditën e sotme në Kosovë

Kosovë

Parashikimi/ Ky është moti për ditën e sotme në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (e diel) do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të ulen deri në -1 gradë Celsius derisa në shtresat përdhese do të ketë ngrica të lehta të cilat për ngasësit në trafik do të krijojnë vështirësi. Mjegull parashihet të ketë në ultësira”, njofton instituti./Gazeta Sinjali/