image Moti në dy ditët e ardhshme

Kosovë

Moti në dy ditët e ardhshme

news image

Prishtina Weather ka treguar se si do të jenë temperaturat në dy ditët e ardhshme në vendin tonë.

Të premten pritet që paradite të ketë intervale me diell. Gjatë ditës shtim i vransirave, e në mbrëmje nga Dukagjini ka mundësi për riga lokale shiu, ndërsa në vise malore reshje të dobëta bore.

Ndërsa të shtunën, do të jetë ftohtë me reshje shiu dhe bore. Në vise malore vetëm reshje bore.

Temperaturat në vise të ulëta do të lëvizin në mes të 0 deri në 7 gradë celsius, teksa në ato malore -7 deri në -2 gradë celsius.

/GazetaSinjali/