Moti i ligë me reshje bore që po mbretëron sot në Kosovë, ka shkaktuar telesha të mëdha në trafik, kjo pasi jo të gjitha rrugët janë të pastruar nga bora.
Para pak minutave ka ndodhur një aksident trafiku te Parku i Biznesit në Drenas.
Nga pamjet që ka siguruar Gazeta Sinjali shihet se si shoferi i një veture ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur jashtë rruge.
Për të lënduar ende nuk dihet, deri sa shihet se disa persona po i ndihmojnë shoferit të aksidentuar.
/GazetaSinjali/