image Moti i kësaj jave në Kosovë, si do të ndryshojnë temperaturat sipas meteorologëve

Kosovë

Moti i kësaj jave në Kosovë, si do të ndryshojnë temperaturat sipas meteorologëve

news image

Kjo javë do të jetë më e nxehtë sesa java që e lamë pas, por nuk do t1% jetë tërësisht stabile.

Në shumicën e territorit do të ketë mot të nxehtë, me diell dhe stabil, veçanërisht në viset bregdetare dhe mesdhetare. Në viset kontinentale herë pas here pasditeve priten rrebeshe dhe ndonjë stuhi e izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat këtë javë do të jenë tipike verore por nuk pritet nxehtësi e madhe.

E hëna dhe e marta do të jenë kryesisht me diell, por në disa rajone priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të mërkurën pasdite rrebeshet e shiut pritet të jenë më të zgjeruara dhe pritet freskim i lehtë i motit, gjegjësisht ulje të lehta të temperaturave.

Të enjten dhe të premten pritet të mbajë mot më i nxehtë dhe kryesisht i kthjellët me mundësi për ndonjë rrebesh të rrallë dhe të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Sipas ecurive aktuale sinoptike ekziston një sinjal që për fundjavë të kemi përsëri destabilizim të motit dhe freskim, por kjo vlen kryesisht vetëm për viset kontinentale (Kosovë – Maqedoni, pjesërisht Mali i Zi). Priten edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, por ky sinjal (nuk është shumë i sigurt) mund të ndryshojë gjatë javës.

Në përgjithësi temperaturat do të jenë tipike verore me origjinë nga Afrika Veriore, por nga  verilindja e Kontinentit do të ketë tendencë për depërtimin e ajrit pak më të freskët dhe kjo tendencë mund të rezultojë e sukesseshme nganjëherë në disa vise tona kontinentale. Pra rajoni ynë kontinental do të jetë “fushëbetejë” për masat e ndryshme ajrore na Afrika Veriore (të nxehta) dhe nga veriu dhe verilindja e kontinentit (të freskëta). /Gazeta Sinjali