image Moti i kësaj jave, kur do të ketë shi dhe kur diell e temperatura të larta

Kosovë

Moti i kësaj jave, kur do të ketë shi dhe kur diell e temperatura të larta

news image

Edhe gjatë kësaj jave do të kemi një valë reshjesh atmosferike të cilat në disa rajone mund të sjellin probleme afatshkurtra për shkak të lagështisë së madhe dhe reshjeve të shumta gjatë tërë verës. Megjithatë, nga dita e mërkurë mbi rajonin tonë do të depërtojnë masa kryesisht stabile dhe të thata anticiklonike.

Pra, dita e hënë dhe veçanërisht e marta do të karakterizohen me mot mjaft të paqëndrueshëm me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, të cilat do të shpeshtohen gjatë të martës dhe pritet të ndërpriten në tërësi nga e mërkura. Në aspektin termik, sot do të jetë mjaft nxehtë dhe zagushi, kurse nesër do të kemi ulje të temperaturave dhe freskim të motit.

Edhe dita e mërkurë do të jetë e freskët por pa reshje atmosferike, ndërsa nga e enjtja në tërë rajonin tonë na pret mot kryesisht me diell dhe me ngritje progresive të temperaturave. Temperaturat maksimale përsëri pritet ta kapin dhe tejkalojnë shifrën 30 gradë Celsius.

Në bregdet reshje ose stuhi afatshkurtra mund të ketë gjatë ditës së martë, ndërsa ditët tjera pritet të jenë kryesisht stabile, me diell dhe të nxehta. /Gazeta Sinjali