Një viktimë është shënuar në Bolonja të Italisë nga përmbytjet masive që kanë përfshirë të gjithë vendin këtë fundjavë.
Nga veriu në jug, Gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila ka qenë nën kontrollin e një thatësire të madhe për muaj të tërë.
Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.
Mediat italiane raportojnë se për shkak të përmbytjeve masive, autoritetet kanë evakuuar 2 mijë banorë.
Një djalë 20-vjeçar vdiq në Pianoro. Ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë të goditur nga një valë përmbytjeje.
Gjatë natës përmbytjet kanë shkuar edhe Ravenna, Modena, Reggio Emilia dhe reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët.
Po ashtu raportohet se është pezulluar qarkullimi hekurudhor në disa zona. Edhe në Katania rrugët u shndërruan në lumenj duke rrezikuar dhe jetën e një gruaje.
Ishulli Stromboli po ashtu është një nga zonat që po has vështirësi nga uji në rrugë, ndërkohë që autoritetet kanë nxjerrë shenjën e alarmit në 5 rajone.
Banorët u bllokuan brenda shtëpive të tyre dhe u desh ndërhyrja e Mbrojtjes Civile për evakuimi.