image Moti është destabilizuar, meteorologët tregojnë se si pritet të jetë sot dhe ditëve të ardhshme

Kosovë

Moti është destabilizuar, meteorologët tregojnë se si pritet të jetë sot dhe ditëve të ardhshme

news image

Sot në Kosovë do të kemi mot të ndryshueshëm dhe me temperatura të larta. Paradite do të jetë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Më se paku reshje ose hiç fare priten në disa rajone të Dukagjinit dhe Drenicës.

Të shtunën në Kosovë pritet mot mjaft i ndryshueshëm. Paradite përsëri do të jetë shumë nxehtë dhe me diell, kurse pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive shiu të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta afatshkurtra. Përsëri sipas modeleve më së paku reshje priten në disa rajone të Dukagjinit. Ndonjë rajon mund të mos përfitojë fare reshje.

Të dielën moti do të jetë pak më freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone që mund të sjellin riga apo rrebeshe lokale shiu.

Nga e hëna do të ketë përmirësim të motit dhe ngritje të sërishme të temperaturave. /Gazeta Sinjali