Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta miratojë në parim Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, raporton Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë vendim opozita ka lëshuar sallën, ndërsa nga 102 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 45 votuan pro (përfshirë PDK-në, LDK-në dhe disa deputetë nga komunitetet), shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa reagimi i deputetit Pal Lekaj nga AAK, ishte plot mllef, duke mallkuar qeverinë.
“Qeveri, Zoti ju vraftë!”, ka shkruar ai në një status në Facebook.
Edhe subjekti të cilit i takon Lekaj, AAK, ka shprehur ‘zhgënjim të thellë’ për dështimin e votimit të këtij projektligji.
Nga ky subjekt politik përmes një komunikate për media vlerësojnë se sot qytetari i Kosovës u godit pas shpine ‘i cili është në gjendje të vështirë ekonomike’ dhe se Qeveria duhet të japë dorëheqje.