Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se katër persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit, ku tre prej viktimave janë gra dhe një burrë.
Siç bëhet e ditur, një prej viktimave i takon grupmoshës 60-69 vjeç, një viktimë të grupmoshës 70-79 vjeç dhe dy viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.
Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Malishevës, Klinës, Vushtrrisë dhe Obiliqit./GazetaSinjali/