image Moshat e 6 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shëndetësi

Moshat e 6 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh ka njoftuar se 6 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Gjithashtu u bë e ditur se 903 qytetarë janë shëruar nga ky virus, teksa numri rasteve aktive është 8.903.

MSh ka bërë të ditur se viktimat e fundit nga COVID-19 janë pesë meshkuj dhe një femër.

Nga kjo shifër, 3 viktima i takojnë moshës mbi 80 vjeç, 1 viktimë është e grupmoshës 70-79 vjeç, 1 viktimë është e grupmoshës 60-69 vjeç dhe 1 takon grupmoshës 49-59 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.

/GazetaSinjali/