23 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 13 prej viktimave janë burra dhe 10 gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grupmoshash janë viktimat.
Bazuar në infografikën e MSH-së, tre prej viktimave i takojnë grupmoshës 40-49 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 50-59, një viktimë e grupmoshës 60-69, 11 viktima janë të grupmoshës 70-79 vjeç dhe gjashtë viktima të grupmoshës mbi 80-vjeçare.
Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Suharekës, Shtimës, Vushtrrisë, Pejës, Istogut, Malishevës, Gllogocit, Vitisë dhe Prizrenit.