Pasditen e të martës, opozita ka bllokuar rrethrrotullimet kryesore në Shqipëri, në vijim të mosbindjes civile.
Skenari që ka ndjekur opozita është duke bllokuar me makina rrethrrotullimet kryesore si mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës, segmentin “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”, rrethrrotullimin Milot, rrethrrotullimin Shkozet, rrethrrotullimin Bradashesh, rrethrrotullimin Rrogozhinë dhe rrethrrotullimin Levan.
Policia e Tiranës i ka orientuar makinat që të marrin rrugën dytësore për hyrjen në Tiranë për të shmangur radhët, që pranë mbikalimit të Kasharit.
Sipas Policisë, autostrada nga kthesa e Rinasit deri te kthesa e Kamzës është e pastër.
PD ka paralajmëruar se rrugët do të zhbllokohen në orën 20:00.
Më poshtë gjeni pamje nga protesta: