image Mos u shqetësoni për paratë dhe punën, stresi për to shton rrezikun e sulmeve në zemër

Fakte

Mos u shqetësoni për paratë dhe punën, stresi për to shton rrezikun e sulmeve në zemër

news image

Stresi i punës dhe shqetësimet për paratë mund të rrisin rrezikun për të pasur një goditje në tru ose atak në zemër deri në 30 për qind, paralajmëron një studim i ri.

Nga një mostër ndërkombëtare prej më shumë se 100.000 njerëzve, studiuesit në Suedi kanë lidhur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me nivelet e larta të stresit.

Ekspertët nuk mund të shpjegojnë përfundimisht lidhjen që kanë gjetur, apo edhe nëse nivelet e larta të stresit janë shkaku i sëmundjeve kardiovaskulare.

Megjithatë, studimet e mëparshme tashmë sugjerojnë se nivelet e larta të kortizolit nga stresi afatgjatë mund të rrisin kolesterolin në gjak, trigliceridet, sheqerin në gjak dhe presionin e gjakut.

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet me ndjenjat e perceptuara të stresit, problemeve financiare dhe ngjarjeve negative të jetës, thonë ekspertët e Universitetit të Goteborgut.

/GazetaSinjali/