Dyshimet e Mevlanit në raport me lidhjen e Dianës dhe Arionit kanë nxitur debat mes treshes.
Ky diskutim ka vazhduar edhe sot, ku sërish janë përplasur mes njëri-tjetrit.
Arioni i ka kërkuar Mevlanit që të mos përzihet më në raportin e tyre.
“Mos u përziej hiç”, i thotë Arioni.
“Unë ta them në sy mendimin”, i tha Mevlani, teksa në diskutimin e tyre ndërhynë edhe disa nga banorët e tjerë.