image Mos u nisni as sot pa një çadër me vete, ja parashikimi i motit

Kosovë

Mos u nisni as sot pa një çadër me vete, ja parashikimi i motit

news image

Sot e nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell e vranësira. Priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

Datat:

24.09 – Pjesërisht me diell.  Herët në mëngjes dhe pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.

25.09 – Në mëngjes kryesisht me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull.  Ditën vransirat do të shtohen, vende-vende mundësi për riga lokale shiu.  Më vonë në mbrëmje kryesisht vranët me reshje lokale shiu.

26.09 – Më freskët, kryesisht vranët e kohëpaskohe me shi dhe erë.  Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, të shoqërura edhe me bubullimë.

27.09 – Pjesërisht vranët.  Ditën vransirat do të shtohen, e gjatë mbrëmjes me reshje lokale shiu.

28.09 – Vransira dhe intervale me diell.  Pasdite mundësi për reshje lokale shiu. /Gazeta Sinjali/