Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i ka dërguar një letër homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se nëse sulmet në Siri nuk zgjidhen në mënyrë njerëzore, do ta shkatërrojë ekonominë turke.
Trumpi, siç raportojnë mediat e huaja, e ka kërcënuar homologun e tij turk me fjalë si “Mos u bëj budalla”.
“Le të punojmë së bashku për ta zgjidhur këtë çështje. Ndali sulmet në Siri. Ti nuk dëshiron të jesh përgjegjës për vdekjen e mijëra njerëzve, as unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke, gjë që mund ta bëj. Mos u bëj budalla”.
Ky është thelbi i letrës së Donald Trump, dërguar Erdoganit, në lidhje me ofensivën e ushtrisë së tij në Siri. Letra u publikua nga gazetarja amerikane e Fox News, Trish Regan. Dokumenti mban datën 9 tetor dhe u shoqërua me shumë debate, madje edhe lidhur me autenticitetin e saj, por sipas mediave të huaja më pas u konfirmua.