image Mos i vrisni më! Pse merimangat duhen në shtëpi

Kuriozitete

Mos i vrisni më! Pse merimangat duhen në shtëpi

news image

“E di që mund të jetë e vështirë për t’iu bindur, por po e them: Mos i mbytni merimangat në shtëpi”.

Pse? Sepse merimangat janë pjesë e rëndësishme e natyrës dhe e ekosistemit, si dhe janë organizma me të drejtat e tyre.

Disa merimanga pëlqejnë të jenë jashtë dhe të krijojnë “folenë e tyre” ndërsa disa të tjera i gjeni në shtëpi për shkak se mund të kenë ngecur aty, andaj sa herë që shihni një merimangë brenda shtëpisë mos mundoheni ta mbyteni por lirojeni jashtë, raporton “Natural Solution”.

Shumica prej merimangave që ju i shihni në shtëpi nuk janë agresive dhe as të rrezikshme, madje këto krijesa ju ndihmojnë dhe ofrojnë shërbime pasi mund të hanë organizmat e tjerë dëmtues për shtëpinë tuaj.

Merimangat nuk vijnë në shtëpinë tuaj për t’ju bezdisur, madje ne jemi më të rrezikshëm për ato. Pickimet nga merimangat janë ekstrem të rralla.

Mënyra më e mirë për të nxjerrë jashtë një merimangë është të përdorni një gotë dhe ta kapni në befasi, më pas ta nxirri jashtë që të vazhdojë jetën normalisht.

Mënyra më e mirë për të nxjerrë jashtë një merimangë është të përdorni një gotë dhe ta kapni në befasi, më pas ta nxirri jashtë që të vazhdojë jetën normalisht.

/GazetaSinjali/