image Mos i lini bishtat e cigareve në shtëpi, janë më të rrezikshme se pirja e duhanit

Këshilla/ Mos i lini bishtat e cigareve në shtëpi, janë më të rrezikshme se pirja e duhanit

news image

Bishtat e cigareve janë po aq të dëmshme sa edhe pirja e duhanit, paralajmërojnë ekspertët australianë, pasi sipas tyre ata përmbajnë nivel shumë të lartë të nikotinës, e cila më pas përhapet në ajër.

Sipas shkencëtarëve, çdo bisht cigareje lëshon gati 15 për qind të nikotinës nga një cigare që digjet. Bishtat e cigareve mund të lëshojnë nikotinë në nivele mjaft të larta edhe një javë pasi cigarja është shuar.

“Mund të mendoni se duke mos pirë duhan në makinën tuaj kur fëmijët nuk janë të pranishëm, ju i mbroni ata, por nëse bishtat e cigares janë aty, nikotina përhapet”, ka thënë një shefi ekzekutiv i Këshillit të Kancerit në Queensland, Chris McMillan.

Rrezikshmëria e bishtave të cigareve, sipas tyre, rritet me rritjen e temperaturave./Gazeta Sinjali/