Sokol Halili ua kishte dorëzuar një letër familjarëve të tij në momentin kur ishte kthyer në shtëpi, derisa Policia po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit.
Halili përmes letre ka dhënë versionin e tij rreth shkakut që ka çuar deri te krisja e raporteve me ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi.
Në letrën e gjatë, Halili ka lavdëruar Policinë e Kosovës ndërsa ka bërë thirrje që të mos humbet shpresa në polici, shtet dhe në zot.
“Mos e humbni shpresën në Zotin e madh dhe në policinë tonë se shumë janë të drejt,të kuptueshtëm po mos u merrni me media se çka kanë tha”, ka shkruar ai.