Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj shtetasit të Shqipërisë, M.XH, pasi i njëjti dyshohet për tentim dhunim.
Sipas gjykatës, ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit pasi rrjedh dyshimi i bazuar se:
“Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryej aktin seksual duke e kap për krahu të miturën e ndalon dhe i drejtohet me fjalët :,,ndalu se nuk të bëjë asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën”.
E mitura nga Prizreni ka raportuar në polici se me 9 nëntor, derisa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i panjohur ka tentuar ta dhunojë.
“Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një viktimë femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunojë. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi”, ka njoftuar policia.