Një pjesë e pacientëve që e kanë kaluar Covid-19, vazhdojnë të kenë akoma probleme me mushkëri dhe kjo bën që në Klinikën e Pulmologjisë ngarkesa të jetë më e madhe.
Kështu po thotë pulmologu, Besim Morina.
“Për fat të keq një pjesë e konsiderueshme e pacientëve që e kalojnë Covidin vazhdojnë të kenë probleme me frymëmarrjen dhe e shohim që një pjesë e madhe e tyre pasi të kalojnë infeksionin vazhdojnë të kërkojnë ndihmë te ne.”
Pulmologu thotë se mushkëritë e pacientëve me pneumoni shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera të rënda, nuk e rifitojnë asnjëherë funksionin e tyre.
“Një pjesë e tyre nuk ju mjafton oksigjeni që e marrin, pra shpesh duhet të jepet oksigjen shtesë, pra mushkëritë e tyre asnjëherë s’e rifitojnë funksionin e tyre, kjo vlen për një grup të vogël të pacientëve që kanë pneumoni shumë të rënda ose që kanë pasur sëmundje shumë të rënda. Por edhe ata që nuk kanë pasur probleme të rënda vazhdojnë të ankohen prej pasojat e Covidit”, tha Morina në një intervistë për EO.
Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading “Ambulance For Coronavirus” at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. – Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)
“Një pjesë ankohet për kollë të vazhdueshme. Po ashtu një pjesë ankohen edhe për marramendje, për dhimbje gjoksi, probleme të tjera në formë të djersitjes. Pra është një grup i madh i pacientëve që vazhdojnë të mos ndihen mirë. Ne po mundohemi t’ia japim ndihmën e duhur, por shpesh kjo ndihmë s’po mjafton, pasi ende nuk e kemi gjetur një trajtim që do të largonte të gjitha ankesat përnjëherë”, theksoi mes tjerash Morina.
Tutje, pulmologu thotë kohëzgjatja e anti-trupave varet nga organizmi i njeriut. Ai thotë se deri më tani kanë pasur persona që imuniteti u ka zgjatur vetëm katër muaj, ku si pasojë e kësaj kanë pasur infeksion për herë të dytë.
“Varet shumë prej organizmit, disa organizma që vazhdojnë të kenë një përgjigje më imune ndaj infeksionit ata krijojnë më shumë anti-trupa. Këta pritet që të kenë një kohëzgjatje më të madhe të anti-trupave. Një grup i pacientëve kanë një përgjigje më të vogël imune.”
“Ne presim që 6 ose 8 muaj të jenë imunë, por ka ndodhë që pas 4 muaj të kemi infeksion të dytë, varet nga personi. Po ashtu, varet sa aktivë janë anti-trupat, pasi ka dikush që ka anti-trupa në gjak, por nuk janë aktivë ndaj infeksionit”, tha Morina./Gazeta Sinjali/