image Monego merr edhe një ‘goditje’ nga Gjykata, refuzohet sërish kërkesa e tyre

Aktvendim/ Monego merr edhe një ‘goditje’ nga Gjykata, refuzohet sërish kërkesa e tyre

news image

Gjykata e Apelit të hënën ka urdhëruar Gjykatën Themelore të Prishtinës të rishikojë aplikimin e aksionarit të Monegos të paraqitur më herët. Mirëpo, kjo e fundit ka refuzuar kërkesën e aksionarit të Monegos me të cilën ka kërkuar që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Bankës Qëndore, derisa Gjykata të vendos padinë në mënyrë meritore.

Në aktvendimin e Gjykatës, të cilin e ka siguruar  Gazeta Sinjali, thuhet se më datën 18 dhjetor 2019, Monego ka ushtruar padi ndaj Bankës Qëndrore të Kosovës, për shkak të vendimit të saj, me kërkesë për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit në fjalë, derisa gjykata të vendos padi në mënyrë meritore.

“Gjykata ka refuzuar kërkesën e paditësit për shtyerjen e vendimt të të paditurës, derisa gjykata të vendos padi në mënyrë meritore si të pabazuar”, thuhet në aktgjykim.

Ky aplikim përfshin kërkesën drejtuar gjykatës për të krijuar një masë të sigurisë për kompaninë Monego dhe 250 punëtorët e saj, gjë që do të ndalonte ekzekutimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, derisa çështja të shqyrtohet nga gjykata.

Më 6 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që t’ua revokojë licensimin institucioneve mikrofinanciare “IuteCredit Kosova” dhe “Monego” për shkak të normave të interesit shumëfish më të larta në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend.  /Gazeta Sinjali/