image Mona Liza sulmohet nga një “grua e moshuar”

Kuriozitete

Mona Liza sulmohet nga një “grua e moshuar”

news image

Një person, i cili ishte maskuar si një grua e moshuar me karrige me rrota, ka vandalizuar pikturën e Mona Lizës me ëmbëlsirë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, torta duket e përplasur në xhamin që mbron pikturën më e famshme në botë.

Dëshmitarët thonë se personi i veshur si e moshuar, tentoi që të thyente xhamin që mbron pikturën e Leonardo da Vinçit në muzeun e Luvrit në Paris.

Autori arriti që t’i afrohej portretit duke përfituar nga fakti se po hiqej si person me aftësi të kufizuara.

Gjithçka duket se ka qenë një protestë e një ambientalisti kundër ndryshimeve të klimës, shkruan euronews.

Personi që hodhi kekun në drejtim të pikturës së famshme thotë se e ka bërë këtë gjë për të ndërgjegjësuar njerëzit për mbrojtjen e Tokës.

“Njerëzit po e shkatërrojnë Tokën”, u dëgjua të thoshte në momentin që rojet e sigurisë po e shoqëronin jashtë muzeut.

Prokuroria e Parisit thotë se ka nisur hetim për tentativën e vandalizimit të pikturës së shekullit të 16-të.

Vepra e Da Vinçit u grabit nga një punonjës i muzeut në 1911, gjë e cila e bëri edhe më të famshme.

Piktura gjithashtu u dëmtua nga një sulm me acid në vitet 1950 dhe prej atëherë mbahet pas një xhami.

/GazetaSinjali/