Gjatë një interviste për shtyp presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbeti pa fjalë kur një gazetar iu drejtua me një pyetje të rëndë rreth masakrës në shkollën e Beogradit.
Pyetja ishte përkatësisht e lidhur me publikimin e fotografive.
“Ju thoni që fëmijët nuk shohin televizor, por a do të bënit diçka ndryshe tani… u treguat atyre fëmijëve foto të personave të vrarë dhe të gjymtuar (të supozuar si viktima të klanit kriminal të drejtuar nga i arrestuari Veljko Belivuk) dhe folët për të gjitha këto. A mendoni gjithashtu se kjo mund të ketë kontribuar në të? A do të bënit të njëjtën gjë sot?”, pyeti gazetari.
Snimak je ubrzo postao viralan na društvenim mrežama. pic.twitter.com/4TqqDk2g2l
— Al Jazeera Balkans (@AJBalkans) May 4, 2023
Vuçiq ra në heshtje dhe video e tij teksa duket i shtangur është bërë virale në internet.
“Shpresonim që sot të kishte një nderim për viktimat, të kishte respekt për viktimat… Sa i përket përgjegjësisë sime dhe shfaqjes se fotove, ato u treguan që diçka e tillë të mos ndodhte kurrë sërish”,tha Vuçiq duke iu shmangur pyetjes konkrete.