Pamjet e atentatit të ndodhur pak pas mesnatës së 18 nëntorit në rrugën Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Klaudio Prendi, tashmë janë publikuar.
Në video duket momenti teksa djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi, del nga një lokal i zonës ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq dhe sapo futet në makinë, qëllohet me armë.
Shokët e tij kanë dalë me vrap nga lokali, të cilët e kanë dërguar në spital, por fatkeqësisht i riu nuk mbijetoi.