image Momenti kur i riu e djeg dhe e shkel me këmbë Kurani në Danimarkë - VIDEO

Evropë

Momenti kur i riu e djeg dhe e shkel me këmbë Kurani në Danimarkë – VIDEO

news image

Pas Suedisë edhe në Danimarkë është djegur Kurani, ku dy protestues dogjën sot një kopje të këtij libri të shenjtë të Islamit, përpara ambasadës së Irakut në kryeqytetin Kopenhagë.

Sipas mediave ndërkombëtare kjo shton rrezikun e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Ata që kryen këtë vepër raportohet se janë pjesëtarë të grupit që quhet “Patriotët danezë”, të cilët mbajtën një demonstratë të ngjashme javën e kaluar dhe transmetuan incidentin drejtpërdrejt në Facebook.

Disa mijëra irakianë protestuan në Bagdad të shtunën për djegien e Kuranit gjatë protestave anti-islame në Suedi dhe Danimarkë.

Organizatori i demonstratës së sotme në Kopenhagë shkeli Kuranin dhe i vuri flakën pranë flamurit irakian në tokë, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me slogane fyese.

/GazetaSinjali/