Në ditën e pestë të pushtimit rus të Ukrainës, delegacionet e dy vendeve kanë nisur bisedimet në Bjellorusi, që synojnë t’i japin fund luftës.
Zyra e presidentit ukrainas tha se dëshiron armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.
Ndërkaq, Moska, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky, dëshiron të arrijë një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve.
Përpara fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave pushtuese ruse që t’i dorëzojnë armët.