image Momenti kur autobusi turistik bie në lum në Torino, humb jetën shoferi

Evropë

Momenti kur autobusi turistik bie në lum në Torino, humb jetën shoferi

news image

Një autobus turistik ka rënë në lumin Po, pranë Piazza Vittorio Veneto, në qytetin e Torinos.

Autobusi ka devijuar jashtë rruge duke u përplasur me murin mbrojtës dhe më pas ka rënë në lumë duke u zhytur pjesërisht në ujë.

Në bord ishte vetëm shoferi, i cili u gjet pa shenja jete.

Gjatë lëvizjes së tij, autobusi ka goditur  tre gra por asnjëra prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

/GazetaSinjali/