Një xhirim i ri është shpërndarë nga mediat turke e ku shihet se një çantë është lënë në një ulëse dhe që mandej ka shpërthyer
Kamerat e CCTV kanë treguar momentin e shpërthimit të bombës në sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë.
Sipas asaj që tregojnë këto kamera, shpërthimi ka ardhur si pasojë e një çante që është lënë në një ulëse.
Sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi. Ai tha se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.
Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.
???????? — NEW FOOTAGE: CCTV video shows the moment of the explosion at Taksim square in Istanbul, Turkey. It seems the explosion was caused by a bag left on a bench. pic.twitter.com/EIW4oeNuhw
— Belaaz News (@TheBelaaz) November 13, 2022
Në anën tjetër Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka njoftuar se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit.