image Momenti i arrestimit të dhëndrit të Berishës: Me pranga në duar shoqërohet nga 3 efektivë

Shqipëri

Momenti i arrestimit të dhëndrit të Berishës: Me pranga në duar shoqërohet nga 3 efektivë

news image

Është publikuar video e plotë e arrestimit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, të cilit iu vunë prangat mbrëmjen e kaluar sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”.

Në videon e publikuar shihet momentit kur Malltezit i janë vendosur prangat dhe u shoqërua nga tre efektivë policie.

Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtari kriminale për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, Berisha ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Gjithashtu, në njoftimin e SPAK thuhet se nga ana e Berishës, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, po në favor të Malltezit

/GazetaSinjali/