Skaudra e West Ham United pësoi humbje spektakolare 4:3 në ndeshjen ndaj Newcastle United, e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.
Te goli për 1:2 që e shënoi Mohammed Kudus në fundin e pjesës së parë, ndodhi një moment interesant, shkruan Indeksonline
Lojtari i “The Hammers” u afrua te mbledhësi o topave që zakonisht janë talentët e akademisë dhe ia kërkoi karrigen për të festuar.
Por, djaloshi i tha “jo” dhe kjo u duartrokit nga tifozët e pranishëm në stadiumin “St. James Park”.
Kujtojmë që festimin me karrige, futbollisti i Kombëtares së Ganës e bëri të njohur gjatë ndeshjes çerekfinale ndaj Freiburgut në UEFA Europa League.