image Momentalisht nuk ka kontakte mes PSG-së dhe Ronaldos, sipas mediumit spanjoll

Futboll

Momentalisht nuk ka kontakte mes PSG-së dhe Ronaldos, sipas mediumit spanjoll

news image

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur me situatën në “Old Trafford”.

Portugezi vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “Djajtë e Kuq”, por për momentin nuk është në kontakte me gjigantin francez, PSG.

Mediumi spanjoll “AS” raporton se sulmuesi i Man Unitedit ka probleme me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, sidomos pas kritikave të dhëna nga ky i fundit.

Mirëpo, për momentin, PSG nuk e ka kontaktuar pesë herë fituesin e Topit të Artë, ngase Lionel Messi vazhdon të jetë ylli i skuadrës.

Sidoqoftë, e ardhmja e Ronaldos do vendoset në verë, atëherë kur edhe do mësohet nëse do përfundojnë në top katër, gjë që nuk është e lehtë, duke marrë parasysh formën e dobët që janë duke kaluar. /Gazeta Sinjali Sporti/