image Molliqaj: VV nuk ka interes që të vendosë drejtësi për Astrit Deharin

Politikë

Molliqaj: VV nuk ka interes që të vendosë drejtësi për Astrit Deharin

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, beson që Vetëvendosja nuk ka interes të vendosë drejtësi për Astrit Deharin.

Sipas tij, kjo parti ka interes gjithçka tjetër, përveç se për këtë.

Ai po ashtu vlerëson se numri i njerëzve publikë që kanë dëshirë për të pasur drejtësi për Astrit Deharin është zvogëluar.

“Ndoshta ka qenë më i madh, por edhe ata që kanë qenë goxha, janë zvogëluar. Ka tendencë për instumentalizim të rastit, kujtdo e kurdo që i konvenon. Veç shikojeni rastrin Abazi në fund dhe e kuptoni kush kë në fillim e akuzon që e kanë vrarë Deharin, e tash i akuzon këta të tjerët”, tha ai.

“Mua më duket që ky rast ka për të mbetur aktual për dy arsye: që edhe pushtetet e kaluara që kanë përgjegjësi drejtpërsëdrejti për vdekjen e tij, se mua nuk ka kush që ma heq nga mendja që organet e drejtësisë, përfshirë edhe policinë në veçanti, kanë vepruar në arrestimin e 6 aktivistëve nën presionin e pushtetit për të vërtetuar se kinse kauzat e opozitës të asaj kohë janë terroriste, pra s’ka asnjë dilemë për këtë punë, ishte ngutia në arrestim dhe dështimi në mënyrë spektakolare i procesit gjyqësor”, deklaroi Molliqaj në KlanKosova.

“Edhe pushtetet e kaluara e kanë këtë përgjegjësi, por hiç më pak pushteti aktual nuk ka”, deklaroi Molliqaj.

/GazetaSinjali/