image Molliqaj: Tkurrja e rolit të Kuvendit është në rrezik, Konjufca ka arritur që ta depolitizojë atë

Politikë

Molliqaj: Tkurrja e rolit të Kuvendit është në rrezik, Konjufca ka arritur që ta depolitizojë atë

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi i Kosovës është jashtë diskutimeve për ato ngjarje, është jashtë skenës.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës nuk raportohet për dialogun, sepse konsiderohet që raportimet e mjaftueshme kanë ndodhur me liderët e partive.

“Glauk Konjufca ka arritur që ta depolitizojë Kuvendin. Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë diskutimeve për to. Jashtë skenës. Aty nuk raportohet për dialogun, sepse konsiderohet që raportimet e mjaftueshme kanë ndodhur me liderët e partive. Kështu iu tha kryeministri. Por nuk është që edhe deputetët kërkojnë raportim, sipas rendit e procedurave”, ka shkruar ai.

Sipas tij, tkurrja e rolit të Kuvendit është në rrezik.

“I vetmi që po e kryen rolin e tij është Konjufca. Në ndërkohë që amortizon kundërshtarin duke e luajtur neutralin për disa tema, ai e ka detyrë të fundit zbutjen ose edhe tretjen e polarizimeve.Tkurrja e rolit të Kuvendit është rrezik. Por a është ky zhvillim edhe paralajmërim për ndërrimin e formës së qeverisjes? Pra koncentrimi i pushtetit tek 1-shi?”, përfundoi Molliqaj.

Glauk Konjufca ka arritur që ta depolitizojë Kuvendin. Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë diskutimeve…

Posted by Dardan Molliqaj on Saturday, November 19, 2022

/GazetaSinjali/