image Molliqaj: Rryma është shtrenjtuar për të gjithë, mbi 300% për ata që shpenzojnë mbi 800kWh

Politikë

Molliqaj: Rryma është shtrenjtuar për të gjithë, mbi 300% për ata që shpenzojnë mbi 800kWh

news image

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka publikuar një infografikë e cila ilustron rritjen e çmimeve të energjisë deri në 148 për qind. Ai tha se çmimi i rrymës është rritur mbi 300 për qind për qytetarët që shpenzojnë më shumë se 800 kWh.

Molliqaj në një postim në Facebook tha se pretendimet e tyre për mashtrim i vërtetoi Zyra e Rregullatorit për Energji kur e publikoi vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.

E vërtetoi ZRrE-ja. Vendimi për rritjen e çmimit të rrymës u publikua. Çmimi është rritur për të gjithë. Për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh rritja është 21%. Për ata që shpenzojnë mbi 800kWh, tarifa e lartë është rritur për 311.11% ndërsa e ulëta për 311.4%”, ka shkruar ai.

Molliqaj tha se PSD bashkë me qytetarët e kanë frenuar një vendim të dëmshëm.

Mobilizimi qytetar po ka efekt. Ne e frenuam një vendim te dëmshëm, por nuk e kemi ndalur plotësisht. Prandaj përpjekjet duhet të jenë të përditshme dhe të përbashkëta“, ka shkruar ai.

Infografika e publikuar nga Dardan Molliqaj (PSD)

/GazetaSinjali/