image Molliqaj: Rasti Dehari tregon çfarë lloj raporti ka ky lloj regjimi me të vërtetën

Politikë

Molliqaj: Rasti Dehari tregon çfarë lloj raporti ka ky lloj regjimi me të vërtetën

news image

Janë bërë tetëvjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në përkujtim të tij sot ka folur edhe kryetari i Partisë Socialdemokratike Dardan Molliqaj, i cili tha se Astriti ishte veprimtar i mirë e njeri me virtyte.

Molliqaj pati kritika ndaj ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij VV-ja nuk e do zbardhjen e këtij rasti, pasi s’mund ta përdorë më.

“Emri Astrit Dehari do të mbetet epitafi i shkallës në të cilën mbërrin dehumanizimi kur lufta për pushtet instrumentalizon gjithçka. Jemi shumë krenarë që ne kurrë nuk e kaluam atë limit. As brenda VV-së, as jashtë saj. Kurrë nuk e shpallëm të vrarë, as të vetëvrarë. Rasti Dehari tregon çfarë lloj raporti ka ky lloj regjimi me të vërtetën. Saktësia, objektiviteti e shkenca kanë vlerë vetëm kur janë të përdorshme”, tha ai.

/GazetaSinjali/