image Molliqaj pyet se si ka mundësi që në mes të krizës Kosova të eksportojë 10 milionë euro rrymë - Sinjali

Molliqaj pyet se si ka mundësi që në mes të krizës Kosova të eksportojë 10 milionë euro rrymë

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se Kosova i ka eksportuar 10 milionë euro rrymë.

Molliqaj ka shtruar pyetje se si ka mundësi që Kosova gjatë janarit të eksportojë rrymë në vlerë prej 10 milionë eurosh.

Si ka mundësi që gjatë muajit janar, kur Kosova ka shpenzuar në peak-un e saj 1300mWh, ndërsa ka prodhur rreth 650mWh në mungesë të Bllokut B2, kemi eksportim në vlerë prej 10 milionë eurosh të energjisë elektrike?”, ka shkruar Molliqaj.

Nëse kjo ka ndodhur gjatë periudhës kur përdorimi i energjisë është më i ulët atëherë pse nuk figuron po e njëjta shifër edhe gjatë shkurtit, kur tashmë B2 ka qenë në funksion, shpenzimi ka qenë i njëjtë sepse temperaturat atmosferike kanë qenë po aq të ulëta sa në janar?”, ka shtuar kryetari i PSD-së.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin