image Molliqaj: Po t’i thoshte Kurti-Zybës që të këpuste dorën, ai do ta bënte

Politikë

Molliqaj: Po t’i thoshte Kurti-Zybës që të këpuste dorën, ai do ta bënte

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në intervistë për televizionin publik  ka folur për qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se ky është regjim totalitar.

Ai këtë e ka thënë duke komentuar takimin e deputetit të VV-së, Salih Zyba me deputeten e AAK-së, Albana Bytyçi, për ta bindur që të votojë për Vjosa Osmanin presidente.

Salihu (Zyba) është i padijshëm. E njoh nga përvoja që kam pasur me të, e njoh ndër vite. Është një besnik i cili çkado që i thotë Kurti, ai bën. Nuk ka lidhje me politikën, me idealet, sepse aty s’ka mbet më asnjë ideal. Ata po blejnë e po vjedhin, nuk e kanë më as flamurin”, ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqaj, Salih Zyba e realizon atë që i thotë Kurti. Këtë e ka thënë kur është pyetur nëse Zyba ka shkuar ta takoj deputeten e AAK-së me iniciativë të Kurtit.

 “Ai (Salih Zyba) është instrument besnik dhe Kurti i ka thënë ta takojë deputeten e AAK-së. Nëse ka ndonjë krahasim, i bie që po t’i thotë Kurti këpute dorën, ai e këputë. Ai ka qenë mish për top për Kurtin”, ka thënë Molliqaj. /Gazeta Sinjali/