image Molliqaj: Për shkak të UÇK-së Shkëlzen Gashi kishte dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje në 2006-ën

Kosovë

Deklaratë/ Molliqaj: Për shkak të UÇK-së Shkëlzen Gashi kishte dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje në 2006-ën

news image

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashi pikërisht për shkak të temës së UÇK-së kishte dhënë dorëheqje në vitin 2016.

“Kurti e ka ditur mendimin e Gashit për UÇK-në, pasi Shkelzeni pikërisht për këtë temë kishte dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje në vitin 2016. Në Pejton Shkelzen Gashi kanë pasur një debat të nxehtë e me zë të lartë për këtë temë me Hysen Durmishin e Sveçlën e këta dhe tani ka dhënë dorëheqje”, tha Molliqaj në Pressing.

Molliqaj gjithashtu tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, shkarkimin e tij e ka bërë vetëm pasi Glauk Konjufca tha publikisht që Gashi nuk do të kishte vend në kabinetin e tij./ Gazeta Sinjali/