image Molliqaj për përgjimet e Kusarit: Nuk është hipokrizi, është potencial kriminal

Politikë

Molliqaj për përgjimet e Kusarit: Nuk është hipokrizi, është potencial kriminal

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke koordinuar politika me nënkryetarin e Listës Serbe, Igor Simiq.

Në bisedën mes tyre, dëgjohet edhe tek sa të dy flasin për një bisedë të Kusari-Lilës, me Millan Radojiçiq, të cilën e konfirmojnë të dy, por s’pajtohen për kohën. Tek sa Simiq i thotë Kusarit se ka folur 30-40 minuta me të, Kusari insiston se në fakt ajo me Radojiçiqin foli veç 2-3 minuta.

Molliqaj ka thënë se “LVV është gju më gju me Radojiçiqin”.

Statusi i plotë:

Gju më gju me Radojçiqin.

I dëgjuam. Janë gju me gju me Radojçiqin. Kaq larg janë gati të shkojnë këta që shpërndajnë certifikata kolaboracionistësh e patriotësh.

Kush s’guxon me mendu, s’ka sy me pa mbretin cullak. Mimoza e Slavko po flasin, muhabeti që e bëjnë nuk është ai i formalitetit kushtetues.

Slavko e Mimoza koordinojnë partneritetin VV-Srpska. VV e Srpska shkëmbejnë favore e punojnë bashkë. Koordinim ka, Srpska mundëson heqjen e veteraneve të luftës nga lista e pagës minimale.

Që do të kishe biseda me ministrin tënd, do ta kishim kuptuar. Skandaloze dhe e pafalshme është tema. Njeriu me të cilin negociuan e bën të rrezikshme situatën. Më shumë VV-në. Për heqjen e barrikadave paskan negociuar me Radojçiqin. Për Marrëveshjen e Energjisë, prapë lejen te Radojçiqi.

Nuk është hipokrizi, është potencial kriminal. Radojçiq ka qenë bashkëbisedues dhe palë negociuese e pranueshme për Qeverinë edhe pasi ka hyrë në listën e zezë të ShBA-së.

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/pfbid0omJnMDjgfzTuBaGqmYqdtgeWJJV1aEBRmpPEG4wxaELQgoMPLvWuf1mWgu87pKsFl?cft[0]=AZVorwWJRpcB–kkaJg7u8WxP7YQOk3mxO0_V-50CAtkwRP9rEAX2EN97uAlpAdwi7bFE8dFMTJkSV1C9gs_awE5Z08jHid-K-C8S0JrgxTHdsbpoBP5UjYKfC_E30x7rx9SXYCantbGfd77AM-DvWjW&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/