image Molliqaj për Byronë: Me të synohet shantazhi dhe mirëmbajtja e diskursit “qe 20 vjet”

Politikë

Molliqaj për Byronë: Me të synohet shantazhi dhe mirëmbajtja e diskursit “qe 20 vjet”

news image

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar qeverinë në lidhje me idenë e themelimit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfisikimin e Pasurisë.

Këto kritika erdhën pasiqë Molliqaj mendon se me këtë Byro, Albin Kurti synon të shantazhojë zyrtarët dhe të mirëmbajë diskursin “qe 20 vjet”, shkruan Gazeta Sinjali.

Të gjithë janë potencialisht hajna. Me përjashtim të kujt? Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i ka në shenjë zyrtarët e shtetit. Por, këta zyrtarë kujt i kanë shërbyer? Nëse nga një kontratë apo punë tjetër e paligjshme zyrtari i shtetit ka përfituar dhjetëra mijë euro, pronari i biznesit nga e njejta fiton miliona. Sepse secila mito dhe secili favor biznesit i ka shkuar“, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj vazhdoi shkrimin e tij duke thënë se zyrtarët janë në shënjestër, sepse sipas tij, qëllimi nuk është drejtësia, por shantazhi dhe mirëmbajtja e diskursit “qe 20 vjet”.

Të gjithë zyrtarët e deklarojnë pasurinë tash sa kohë. Me ligjin e ri të gjithë janë nën llupën e Byrosë, por as kjo nuk mjafton. Tash duhet me e deklaru pasurinë edhe mjekët dhe profesorët. Pse jo edhe mësuesit e policët nesër. Gjuetia për dallimin e parave të ndershme nga të pistat, për ta kërkuar këtë pasunarin me moral, po bëhet cenim për qytetarin dhe liritë e tij. Problem bëhet kur subjekte e njerëz e ulin kokën dhe e pranojnë këtë instancë gjykimi, duke synuar të fitojnë pafajësi. Borgjezi i pastër, ky është subjekti që implikohet si i vërtetë nga diskursi antikorrupsion. Ai që t’thotë me mendjemadhësi se unë jam aksionar (paramendo aksionar) në shtet meqenëse paguaj taksa”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/