image Molliqaj: Nëse Kurti do të ishte kryeministër, do të shkonte në dialog pa kushte me Serbinë

Politikë

Molliqaj: Nëse Kurti do të ishte kryeministër, do të shkonte në dialog pa kushte me Serbinë

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj ka thënë se nëse kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të ishte kryeministër atëherë ai do të shkonte në dialog pa kushte me Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Molliqajt, gjatë kohës sa ishte Kurti kryeministër, kishte dëshiruar ta eliminonte nga procesi ish-presidentin Hashim Thaçi, si dhe tha që nëse Kurti do të bëhet sërish kryeministër, do të negociojë me Aleksandar Vuçiqin dhe do të sjellë “Zajednicën”.

Nuk pat qit kushte sa ishte kryeministër…  Albin Kurti ka hequr dorë nga reciprociteti me vendim… Ai e lexoi keq situatën , mendoi se mund të shtyjë më shumë fuqinë e vet për shkak se kishte dëshirë ta eleminonte nga procesi Hashim Thaçin. Dhe do të shkojë z.Kurti, nëse mendoni se e ka për zemër reciprocitetin.

Nëse ai do të bëhet kryeministër, nuk e di, por nëse ai do të bëhet, nuk do ta vendosë reciprocitetin. Do të shkojë në dialog pa kushte me Serbinë, do të negociojë me Vuçiçin dhe do të sjellë “Zajednicën”… i ka dhënë krejt shenjat. E ka mbështet Lajçak i cili e ka qasjen e asociacionit”, ka deklaruar Molliqaj në emisionin “PA MASKË”.

Sa i përket jetëgjatësisë së Qeverisë Hoti dhe zhvillimeve të mëtejme, Molliqaj ka shprehur mendimin se nuk do të ketë zgjedhje, Qeveria do të shfuqizohet dhe mandati do t’i kthehet VV-së për ta themeluar qeverinë.

/Gazeta Sinjali/