image Molliqaj: Kuvendi mori vendim të drejtë, i dha fund qeverisjes së shkurtër por të rrezikshme të Albin Kurtit

Politikë

Molliqaj: Kuvendi mori vendim të drejtë, i dha fund qeverisjes së shkurtër por të rrezikshme të Albin Kurtit

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan me të drejt pro rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Sipas tij, deputetët i dhanë fund qeverisjes së rrezikshme të Albin Kurtit.

Postimi i tij i plotë:

Sot Kuvendi mori vendim të drejtë. I dha fund qeverisjes së shkurtër por të rrezikshme të Albin Kurtit.

I dha fund qeverisë që s’kishte program progresiv për ekonomi e për barazi;

I dha fund qeverisë që nuk kishte plan për dialogun dhe rrezikoi seriozisht marrëdhëniet me SHBA;

I dha fund qeverisë që mbi të gjitha e kishte pushtetin absolut të liderit dhe që e shfrytëzoi pandeminë për konsolidim të këtij pushteti. Edhe duke e shkelur kushtetutën.

I dha fund qeverisë që rrezikonte demokracinë e vendit duke linçuar e akuzuar këdo që mendonte ndryshe prej tyre;

Kjo qeveri qe dha shpresën e rrejshme për ndryshim, braktisi ndryshimin për pushtetin e liderit. Braktisi qytetarët në një kohë të vështirë, sepse protagonizmi kishte më shumë rëndësi.

Albin Kurti shkoi sepse deshti totalitarizëm.