image Molliqaj - Kurtit: Një mendësi totalitare nuk e do pushtetin për të qeverisur, por për të kontrolluar

Politikë

Molliqaj – Kurtit: Një mendësi totalitare nuk e do pushtetin për të qeverisur, por për të kontrolluar

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale.

Molliqaj ka thënë se kjo është mendësi totalitare dhe është tendencë për të kontrolluar shoqërinë.

“Një mendësi totalitare nuk e do pushtetin për të qeverisur, por për të kontrolluar. Jo vetëm qeverinë dhe agjencionet qeveritare; jo vetëm institucionet në tërësi, përfshirë gjykatat dhe institucionet e pavarura; por, mbi të gjitha, për të kontrolluar shoqërinë.

Deklarata e Kurtit mbi nevojën e ndryshimit të udhëheqjes së sindikatave nuk janë asgjë më pak se ambicie totalitare. Sindikatat mund të kenë nevojë për ndryshim, por kjo është çështje e punëtorëve dhe aspak e Qeverisë.”

Pas kontrollit shoqëror, paranoja do ta shohë rrezikun edhe në ëndrrat tona. Do të na duhet t’i lajmërojmë ato në Tabir Sarajin e Albin Kurtit”, ka shkruar Molliqaj.

/GazetaSinjali/