image Molliqaj: Kurti solli në jetë fantazmat e vjetra që Kosova dikur i refuzonte

Politikë

Molliqaj: Kurti solli në jetë fantazmat e vjetra që Kosova dikur i refuzonte

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri Kurti “ka sjellë në jetë fantazmat e vjetra që dikur refuzoi Kosova”.

“Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner (SHBA), Ischinger (EU) dhe Harcenko (Rusi) propozimi i dy Gjermanive – 2007), e edhe më kritike ndaj tyre ishte VV-ja, SOT është pozicioni bazë i kësaj të fundit. Modeli i dy Gjermanive zbret në Kosovë, në formën e tij të zbehur. Humbjet na shpallen fitore, sepse pushteti prej 50.28% manipulon faktet”, ka shkruar Molliqaj.

Sipas tij, mosnjohja normalizohet, asociacioni formohet, konflikti spostohet dhe problemet thellohen, e këtë Qeveria na tregojnë si fitore.

“Dokumente e plane, drafte e propozime. Sillemi rreth projekteve të vjetra, që i riciklon qeveria e re, mbështjellur me një letër vezlluese, me një fjongo në ballë”, tha kryetari i PSD-së.

Molliqaj shtoi se këta harrojnë që Kosova ka memorie për ngjarjet. Nuk i ka djegur kujtimet me ardhjen e pushtetit të ri. As rezistencën kundër okupimit, prandaj rezistenca vazhdon.

Çka solli në jetë Kurti janë fantazmat e vjetra që refuzoi dikur Kosova. Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner…

Posted by Dardan Molliqaj on Saturday, November 12, 2022

/GazetaSinjali/