image Molliqaj kritikon ashpër opozitën: Po e legjitimoni pushtetin

Politikë

Molliqaj kritikon ashpër opozitën: Po e legjitimoni pushtetin

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar opozitën përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Sipas Molliqajt opozita është faktori kryesor për legjitimimin e pushtetit.

“Opozita nuk është platformë pa pushtet. Përkundrazi, prodhon, ndikon dhe ka fuqi politike. E sot, ka një përgjegjësi unike. Dhe duke qenë jashtë ekzekutivit është edhe e lirë nga shtrëngesat dhe kushtëzimet që vijnë me zbatimin e ligjit”, tha Molliqaj.

Ai madje edhe ironizoi me fjalët “Opozitë për lakmi, as nuk i ka pyetjet, as dilemat, as besimin. Tamam si militanti i VV-së”.

/GazetaSinjali/