Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, pas rastit të djeshëm ku një humbi jetën 26-vjeçar nga Gjilani, i cili ra nga kati i 5-të i një konvikti në Qendrën e Studentëve në Prishtinë
Molliqaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ministri Vitia duhet të japë dorëheqje pasi e e ka shkelur Kushtetutën me paramendim kur shpalli masat dhe se midis Kushtetutës dhe shefit, ai e zgjodhi shefin (Albin Kurtin), shkruan Gazeta Sinjali.
Më tej, i pari i PSD-së tha se karantina ka shërbyer për përndjekje politike.
“Dorëheqje tash! Dorëheqje sepse kjo i ndihmon hetimet; Dorëheqje sepse karantina ka shërbyer për përndjekje politike; Dorëheqje sepse njerëzit nuk ishin të barabartë para karantinës, kurse karantina është e paligjshme; Dorëheqje sepse ministri Vitia e ka shkelur kushtetutën me paramendim kur shpalli masat. Midis Kushtetutës dhe shefit, e zgjodhi shefin; Dorëheqje sepse ngjarja ndodhi nën mbikeqyrjen e shtetit”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/