image Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt

Politikë

Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt

news image

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj ka dhënë detaje të rëndësishme që lidhen me skandalin financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishajt dhe lidhjen e tija të afërta me kryeministrin Albin Kurti.

Në emisionin “Ditari i Buzhalës”, Molliqaj dha detaje të padëgjuara më parë, duke konfirmuar edhe një udhëtim të përbashkët mes shefit të ekzekutivit dhe ambasadorit Berishaj.

Ky udhëtim kishte të bënte me një vizitë në Bosnje, prej nga ku Kurti kishte mësuar shumëçka rreth energjetikës në rajon, e posaçërisht për krimet me të.

“Atë udhëtim për Bosnje e ka bë me Martin Berishajn. 100%. Unë e di, me kerr të Martin Berishajt. I ka dy dimensione Martini. Njëra është siguria. E thash edhe në një emision kur isha një ditë. E ki pasë një emision, ti bashkë me Lleon e Albinin, kur e ilustron qysh ne jemi të lidhur me Stanishiqin, Rankoviqi, djemtë e tyre. Shikoje atë emision edhe një herë. Ajo i flet Albinit. Tash, problemi që e sheh ti aty është se në atë udhëtim, në Bosnje, ku e shpjegon qysh e ka taku një njeri në Bosnje…atë udhëtim në Bosnje e ka bë me Martin Berishjan”, tha fillimisht Molliqaj.

Veç kësaj, ai pohoi se Berishaj ia kishte kryer procedurat e vizës kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit nuk e merrte dot.

“Atë udhëtim ku e ka taku njërin për rrymë, po kur ka shku ky, ka shku në Masakrën e Srebrenicës. Me Martinin është shku. Martini ia ka nxjerr vizën në Bosnje, se nuk i jepnin vizë. Ju e dini që dokumentet e Kosovës nuk i njohin ata. Në momentet e fundit ia nisë, Martini ia ka bë duhet me makinë. Nuk e di pse detajet, po unë kam qenë i përfshirë në atë udhëtim”, ka deklaruar Molliqaj/

/GazetaSinjali/